Gjergj Vyshka 05.08.2016 10:40
Ish-tenisti Kuerten ia ka dhënë flakën olimpike Vanderleit, atletes që më 2004 në Athinë është sulmuar gjatë maratonës. Presidenti i përkohshëm i Brazilit, Terim, pritet me fishkëllima. “Rio 2016” tashmë ka nisur zyrtarisht në një ceremoni hapëse, e cila ka zgjatur më shumë se katër orë e që në Shqipëri, teksa kanë qenë orët e para të mëngjesit të së shtunës, është transmetuar nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, i cili në të gjithë rrjetin e tij do të jetë posaçërisht për Lojërat e 31-ta Olimpike.
Presidenti i përkohshëm i Brazilit, Mishel Temer, i ka deklaruar zyrtarisht të hapura Lojërat e 31-ta Olimpike të Verës, të cilat organizohen në Rio de Zhaneiro. Pak fjalë, por që të gjitha janë mbuluar nga fishkëllimat e të pranishmëve në stadiumin “Marakana”. Përpara tij kanë folur dhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, si dhe ai i Komitetit Olimpik të Brazilit, Nuzman. E më pas flamuri Olimpik është sjellë e ka kaluar, mes të tjerëve, nga Oskar tek lojtaret e mëdha të futbollit brazilian të femrave, Marta dhe Torben Grael.
E mandej nga një mit të tjetër i sportit brazilian, këtë herë në disiplinën e veles, Sheid, është bërë dhe betimi olimpik. Në fund flaka olimpike që ka hyrë në stadiumin “Marakana” nga ish-tenisti Kuerten, por që në krah ka pasur ish-maratonisten Vanderlei Kordeiro de Lima, medalje e bronztë në Athinë 2004 (Baldini pat marrë medaljen e artë), përtej sulmit që ka pasur në finish nga njëri prej spektatorëve. Dhe pikërisht Varderlei ka ndezur flakën olimpike dhe Lojërat e 31-ta Olimpike Verore janë hapur zyrtarisht.