AlbanianSport.com 31.10.2015 13:25
ASNN – Shoqata Kombëtare e Mundjes Shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë Peshkopi, Klubin Sportiv “Korabi” dhe ekipin e mundjes Korabi kanë organizuar dje veprimtari kushtuar sportit të mundjes në Dibër.
Sipas organizatorëve, fillimisht ka pasur një takim mes veteranëve të mundjes të ekipit Korabi në Pallatin e Sportit “Bashkim Lala” dhe më pastaj është zhvilluar Kupa e Mundjes “Korabi” me pjesëmarrjen e ekipeve së të rinjve të ekipeve Korabi, Kukësi, Burreli dhe Bulqiza (Ostreni).
“Në këtë ceremoni, – kanë theksuar organizatorët, – ishin të ftuar mundësit e ekipit të Korabit që nga themelimi, pra nga viti 1949 e deri më sot.” Organizatorët kanë përgatitur një ekspozitë fotografike të mundësve të Korabit,.
Ndërkohë ishte menduar që për ish-trajnerët, gjyqtarët dhe mundësit që kanë përfaqësuar Korabin ndër vite të shpërndahen certifikata mirënjohje. Mundësit më të shquar, që kanë arritur rezultate të larta në këtë sport, janë nderuar me medaljen “Nderi i mundjes dibrane” dhe “Nderi i mundjes shqiptare”.