Vllaznia / Ditmar Bicaj, “me oreks”, synon Kupën & Evropën me kuqeblutë

Share Button

Vllaznia-Ditmar-Bicaj-loro-borici

Gaspër Marku 04.08.2016 18:55

Mbrojtësi shtatlartë, që firmosi dy ditë më parë me kuqeblutë, synon fitoren e Kupës së Shqipërisë me skuadrën shkodrane. Pak ditë më parë, klubi kuqeblu bëri të ditur firmosjen me dy blerjet më të fundit, dyshen e njohur Yll Hoxha-Ditmar Bicaj. Blerje që duket se sollën me vete edhe ndryshimin e objektivave për skuadrën kuqeblu.

Kjo duket qartë në deklaratat e tyre të para zyrtare si futbollist të Vllaznisë, atje ku si Hoxha të martën, ashtu dhe Bicaj të mërkurën, të dy shënjestrojnë objektivin Evropë. Madje për lezhjanin Bicajn, krahas sigurimit të pjesëmarrjes në Kupat e Evropës, ka oreks për të fituar edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë

 

– Ditmar Bicaj, jo shumë larg kundërshtar me Vllazninë, tashmë pjesë e saj…

– Kënaqësi që ndodhem në Shkodër, kënaqësi që jam pjesë e Vllaznisë, një emër i madh në futbollin shqiptar. Pavarësisht problemeve të kaluara të 4-5 viteve të fundit për arsye financiare, Vllaznia është një emër i madh në futbollin shqiptar dhe të jem realist, kur më është bërë oferta nga ana e drejtuesve, nuk e kam menduar dy herë dhe u afrova tek Vllaznia me dëshirën më të madhe.

 

– Pati një lëkundje tek ju, fillimisht largimi për në Iran dhe më pas kthimi në Shqipëri tek Vllaznia, si u zgjidhë kjo?

– Po, isha në Iran për të firmosur në një ekip atje me kërkesën e trajnerit që kam punuar përpara dy vitesh kur isha atje. Por për arsye dokumentacioni që kam në FIFA po me një ekip të shtetit të Iranit, nuk u federova në atë kampionat dhe u ktheva në Shqipëri. Një kthim që ishte i detyruar.

 

– Mendoni se me këto përforcime që po bën Vllaznia, skuadra duhet të jetë krejt ndryshe nga ajo se sezonit ta kaluar, pra do të luftojë për tjetër objektiv?

– Mendoj se po bëhet një punë e mirë, një punë serioze si nga ana e kryetares së Bashkisë, Voltana Ademi, po ashtu edhe nga ana e stafit me në krye trajnerin Armando Cungu. Po ashtu edhe grupi besoj se është plotësuar në masën 90 %, kështu që me një, apo edhe dy përforcime, Vllaznia do të jetë një ndër ekipet më të forta të këtij sezoni futbollistik.

 

– Fakti që babai juaj Vasil Bici ka qenë më herët trajner i Vllaznisë, është një plus më tepër për ju në aspektin moral?

– Unë jam Ditmari, Vasili e ka mbyllë me futbollin, kështu që unë kam pas egon time personale në futboll dhe gjithmonë dua të më thonë që jam Ditmari dhe jo i biri i Vasilit. Në një farë mënyre, mbiemri Bicaj gjithmonë më ka dëmtuar, nuk është se më ka dhënë ndonjë gjë të madhe. Gjithmonë më kanë shikuar fillimisht si çuni i Vasilit, pastaj kur më kanë parë në fushë kanë ndryshuar mendim. Gjithmonë jam paragjykuar nga emri i babait, kjo është e vërteta.

 

– Në Shkodër nuk do të jetë një diçka e tillë…

– Shkodrën e dua shumë, Shkodrën e njohë shumë mirë dhe besoj se Vasili, baba im ka kontribuuar për Vllazninë duke arrit disa suksese. Shpresoj se me ndihmën e Zotit unë do të arrij t’ia kaloj babës dhe Vllazninë ta çoj më lart se e ka çuar ai.

 

– Si e shikoni repartin e mbrojtjes ku do të shërbeni, do të ketë rivalitet për një vend në formacion?

– Ka lojtarë shumë të mirë pasi i njoh të gjithë. Janë lojtarë që i njohim mirë në kampionatin shqiptar, rivaliteti i nxitë të gjithë të japin më të mirën. Kështu që kur të gjithë japin më të mirën besoj se edhe ekipi do të ecë sa më lart.

 

– Me çfarë synimesh vjen Bicaj në Shkodër tek Vllaznia?

– Synimi im është që Vllaznia të jetë në Evropë dhe të fitojë Kupën e Shqipërisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh