Gjergj Vyshka 03.08.2016 19:55
Pas shumë e shumë debatesh, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka vendosur që Sokol Bishanaku të jetë trajneri i Evangjeli Velit në Rio.
“Nuk mund të veproja pa vendimin e Komitetit Drejtues, ndaj dhe sot e kemi dhe emrin e Bishanakut si trajner”, – ka thënë sekretari Haxhihyseni.
Kurse kështu Veli nuk do të jetë në garë pa trajner, teksa ishte thënë fillimisht që për të do të kujdeseshin presidenti Elez Gjozaj dhe trajneri i Caljes, Leonard Toska.
Delegacioni sportiv shqiptar në “Rio 2016”:
1) Luiza Gega Atletikë
2) Taulant Stërmasi Trajner
3) Izmir Smajlaj Atletikë
4) Vildan Tufi Trajner
5) Sidni Hoxha Not
6) Nikol Merizaj Not
7) Sadik Mema Trajner
8) Briken Calja Peshëngritje
9) Leonard Toska Trajner
10) Gjergji Ruli Shefi i misionit
11) Kliton Muça Zyrtar
12) Mel Ostreni Mjek
13) Sidita Hoxholli Fizioterapiste
14) Elez Gjoza Zyrtar/Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes
15) Evangjeli Veli Peshëngritëse
16) Sokol Bishanaku Trajner