Legjionarët / “Euro-heroi” kuqezi Sadiku, në drejtim të Azerbajxhanit?

Share Button

Rumania-Shqiperi-0-1-Sadiku-goli

AlbanianSport.com 02.08.2016 07:55

ASNN – Ka spikatur në Evropian e para pak javëve, duke shkruar emrin e tij në histori me golin e parë të Shqipërisë në një veprimtari madhore dhe që nga ajo kohë është në qendër të merkatos kuqezi. Dhe, mesa duket, destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë skaji më lindor i Evropës, pasi Armando Sadiku mund t’i bashkohet Ansi Agollit në radhët e Karabakut në Azerbajxhan.

Është përfolur për një numër destinacionesh të mundshme, që nga ai çasti kur hyri në histori me golin e shënuar ndaj Rumanisë, por deri më tani asgjë nuk është konkretizuar. Dhe, mesa duket, destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë skaji më lindor i Evropës, pasi sulmuesi Armando Sadiku mund t’i bashkohet Ansi Agollit në radhët e Karabakut.

Kjo është ajo që raportojnë mediat azerbajxhanase, e më konkretisht faqja në Internet, “rekord.az”, sipas të cilës, ka qenë mbrojtësi i përfaqësueses ai që i ka bërë propozimin trajnerit Kurbanov që të afrojë sulmuesin shqiptar. Karabaku aktualisht është në Ligën e Kampioneve dhe nëse kalon këtë tur përballë çekëve të Viktorias së Plzenjit, do të ketë të siguruar minimalisht pjesëmarrjen në fazën në grupe të Ligës së Evropës.

Për këtë arsye, klubi azer po vëzhgon lojtarë të afirmuar në mënyrë që të bëhet një paraqitje sa më e mirë në Evropë. Midis këtyre alternativave është edhe Sadiku, i cili kërkon të largohet nga Zyrihu, sepse nuk dëshiron të luajë në kategorinë e dytë zvicerane. Problem mbetet çmimi që i ka vënë Zyrihu, por klubi azerbajxhanas ka një buxhet relativisht të lartë dhe mund të bëjë sakrifica të rëndësishme ekonomike nëse mendon se futbollisti është i vlefshëm.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh