AlbanianSport.com 01.08.2016 11:35
ASNN – Pasi ka fituar luftën me tumorin, do të shkojë në Olimpiadën e Rios. Historia e jashtëzakonshme e Inge Dekker, notares holandeze, që u diagnostikua me kancer 5 muaj më parë. Kështu, vetëm 5 muaj më parë, Inge Deker mori një lajm të tmerrshëm.
U diagnostikua me tumor në qafën e mitrës. Por notarja holandeze nuk u demoralizua. “Do të vazhdoj përpara me besim”, – pati thënë dhe premtoi se do të vazhdojë të ndjekë ëndrrën për të marrë pjesë në Olimpiadën Rio 2016.
“Do të luftoj me këtë sëmundje dhe do të shërohem shpejt. Për momentin do të mendoj për këtë, por nuk kam për të reshtur së menduari për pjesëmarrjen në Olimpiadën e Rios” – kishte deklaruar 30-vjeçarja, në deklaratën e dhënë Federatës Holandeze të Notit në muajin shkurt.
Dhe kështu ndodhi. Ajo do të shkojë në Brazil e do të marrë pjesë në Olimpiadë. Deker ndoqi kurat dhe mori mjekimet e duhura, e mundi sëmundjen dhe u stërvit fort për të arritur formën e shpejtësinë e mëparshme në garat e notit.
Një histori e jashtëzakonshme, këmbëngulje dhe pasioni, kjo e Deker, që pati një fund të lumtur. Në karrierën e saj, notarja holandeze ka fituar tre medalje olimpike, në Athinë 2004, Pekin 2008 e Londër 2014.