Tirana / Bardheblutë e Dajës, me shpresë tek dy sulmuesit serbë

Share Button

Tirana-Partizani-2-2-Daja-2016

AlbanianSport.com 01.08.2016 09:45

ASNN – Miroslav Markoviç dhe Marko Rajkoviç janë futbollistët e repartit të avancuar, të cilët do të shihen me kujdes gjatë ditëve të ardhme nga Daja. Bardheblutë u kthyen dje nga faza përgatitore, të cilën e zhvilluan në Zlatibor të Serbisë, aty ku trajneri Ilir Daja punoi për rreth dy javë me të besuarit e tij. Tirana ka pësuar disa ndryshime në krahasim me sezonin e kaluar, ku ka largime, por edhe afrime.

Në fakt, reparti i sulmit mbetet për t’u konsoliduar, teksa në miqësoren e zhvilluar të premten me OFK Beograd, tekniku kryeqytetas aktivizoi dy lojtarë serbë. Miroslav Markoviç dhe Marko Rajkoviç janë futbollistët e repartit të avancuar, të cilët do të shihen me kujdes gjatë ditëve të ardhme nga Daja. Për momentin, te Tirana vetëm këta të dy janë sulmues të deklaruar dhe kryeqytetasit shpresojnë të jenë te vlefshëm për ekipin.

Të martën 24 herë kampionët e vendit do të vijojnë përgatitjet në kryeqytet dhe gjatë seancave stërvitore do të vlerësohen dhe dy sulmuesit serb. Edhe pse është 26 vjeç, Markoviç ka një karrierë të pasur dhe pritet që t’i bëjë punë bardhebluve. Ai ka luajtur me disa ekipe si në Serbi, ashtu edhe në Republikën Çeke, ku mund të përmenden Banik Ostrava, Dukla e Pragës apo Çeske Budejovica.

Ndërsa në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Kallonit në Greqi në Ligën e dytë, me të cilin është aktivizuar në 14 takime dhe ka shënuar një gol. Ndërkohë, Miroslav Rajkoviç u është bashkuar së fundi bardhebluve dhe luajti disa minuta në miqësoren me OFK Beograd, por pa mundur të lërë gjurmë. Gjithsesi, për Rajkoviçin ishte prezantimi i parë me Tiranën, teksa vjen nga skuadra e Apolonisë.

Më parë 23-vjeçari (1.93 metra i gjatë) ka luajtur me ekipe të panjohura si Resnik, Sindeliç dhe Teleopti, ndërsa prej vitit 2014 është pjesë e fierakëve. Tashmë pritet paraqitja që do të ketë në vijim, nëse do të jetë apo jo pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. Ai që do ta thotë fjalën e fundit për të ardhmen e tij te kryeqytetasit është trajneri Daja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh