Gjergj Vyshka 01.08.2016 07:55
Shqipëria e Nën-18-vjeçarëve për djem ka pësuar humbjen e tretënë Divizionin B të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe, që është duke u zhvilluar në Shkup. Por, në fakt, kjo skuadër ka qenë e pafat.
Ka luajtur një nga ndeshjet e saj më të mira, por, nëse do të kishte administruar më mirë atë që kishte krijuar, mund të kishim një fitore. Pjesa e parë është për kuqezinjtë, që kanë fituar 20-17.
Por ajo që ka vendosur fatin e kësaj ndeshje është pjesa e dytë dhe e tretë, të fituara nga Skocia përkatësisht 23-8 dhe 23-14. Dhe për rrjedhojë, ka përmbysje rezultati në 63-42.
Kuqezinjtë e kanë fituar pjesën e katërt 20-23, por vetëm sa kanë ngushtuar diferencën e humbjes, që ishte 65-83, që do të thotë 18 pikë diferencë. Sot është pushim, ndërsa të martën do të jemi përballë Sllovakisë në ora 16:30.
Skoci – Shqipëri 83-65
(17-20, 23-8, 23-14, 20-23)
Skocia: Himenez (18), Xhekson (1), Kantorski (21), Nilon-Lino (25), Lankaster (4) / Hart (2), Uellstid (2), A. Ferguson, C. Ferguson, Armur (4), Sirrell (6). Trajner: K. Nikol
Shqipëria: Çaushi (4), Pashaj (4), Bedini (11), Gjeçi (4), Lilaj (13) / Qilimi (3), Dedolli (9), Jareci, Hysa (8), Nikoçi. Trajner: M. Jani
Gjyqtarë: A. Manos (Greqi), M. Vladiç (Austri), D. Zapolski (Poloni)