Sulmi i shefit të kuqebluve Kroqi: “Nuk di se cilit vendim i referohen në përcaktimin e kësaj shume, por ne si klub nuk kemi paguar ndonjëherë 3.240.000 lekë!” A po merr tjetër rrjedhë dueli klube-Federatë Shqiptare e Volejbollit?
Duke u përqendruar tek gjyqtarët që i kanë rënë në qafë Vllaznisë në volejboll për meshkuj, ndërsa Kupa e Shqipërisë është zhvilluar në Shkodër, atëherë “Sport Ekspres” i bëri tre pyetje shefit të klubit shumësportësh kuqeblu, Mark Kroqi.
1) Kjo e kushtëzoi Vllazninë në humbjen e Kupës në Shkodër dhe më pas të kampionatit?
2) Nëse ju ishit në rregull si skuadër pse duhet të jepte dorëheqjen trajneri Kalaja?
3) Pse nuk e pranoni që një pjesë të sezonit ju keni luajtur me hope?
E përgjigja e thatë e shefit Kroqi: “S’është ky objekti i intervistës…”. Por më parë se të ankohej duhet të kishte parë situatën në ekipet e Vllaznisë, atje ku gjërat nuk duken kaq të thjeshta sa një borxh i pashlyer që kërkon sot Federata Shqiptare e Volejbollit.