“Rio 2016” – Edhe 6 ditë / Shqipëria e Brazilit… ajo që mund të kishte qenë

Share Button

Mundje-Prizreni-Evald-ALB-GER

Nga Gjergj Vyshka 31.07.2016 15:20

Shefi i misionit të Shqipërisë në Lojërat Olimpike, Gjergji Ruli, që është njëkohësisht dhe zëvendëspresidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, apo dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, ka bërë të ditur se sot do të jetë një takim mes shqiptarësh. Sepse nuk janë vetëm shqiptarët e delegacionit kuqezi atje.

Por për ngjyrat e Bullgarisë do të jetë mundësi Elis Guri, përfaqësuesi i Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, pa harruar këtu përfaqësuesin e Australisë po në mundje, flamurmbajtësi i Shqipërisë po në “Pekin 2008”, Sahid Prizreni. Pa harruar Kosovën, e cila do të jetë me 8 sportistë.

E midis tyre është edhe Majlinda Kelmendi, që për Shqipërinë garoi në xhudo në Lojërat Olimpike “Londër 2012”. Pra bëhen shumë shqiptarë dhe në Rio flitet shumë shqip. Sikur të ishin të gjithë së bashku, sot nuk do t’i numëronin sportistët me gishtat e dorës në “Rio 2016”.

Por, për shumë e shumë faje të të gjithëve, sot numërojmë dhe kuqezinjtë me ngjyrat e flamujve të tjerë. E megjithatë ne jemi krenarë për ta, ndaj dhe sot të gjithë shqiptarët do të jenë bashkë. “Do të mblidhemi të gjithë këtu sot në Rio e në ditën e garimit të tyre do të bëjmë tifozllëk me flamurin shqiptar, pavarësisht se garojnë për shtet e flamuj të tjerë”, – ka përfunduar Ruli, duke folur nga Rio.

 

Delegacioni shqiptar në Rio 2016

 

1)       Luiza Gega               Atletikë

2)       Taulant Stërmasi      Trajner

3)       Izmir Smajlaj              Atletikë

4)       Vildan Tufi                Trajner

5)       Sidni Hoxha              Not

6)       Nikol Merizaj             Not

7)       Sadik Mema              Trajner

8)       Briken Calja              Peshëngritje

9)       Leonard Toska         Trajner

10)      Gjergji Ruli                Shefi i Misionit

11)      Kliton Muça               Zyrtar

12)      Mel Ostreni                Mjek

13)      Evangjeli Veli           Peshëngritëse

14)      Genci Barkiçi                        Trajner

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh