Gjergj Vyshka 31.07.2016 12:35
Shqipëria e Nën-18-vjeçareve në basketboll për vajza e ka mbyllur dje Divizionin B të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe, që përfundon sot në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës.
Është Maqedonia që na ka fundosur në fund, ndërsa kjo kombëtare, e drejtuar nga Viron Toska, e ka mbyllur këtë edicion në vendin e 19-të mes 19 skuadrave me 6 humbje.
Dje ka qenë një tjetër humbje, e cila është vendosur që në pjesën e parë, kur Maqedonia ka fituar 26-6. Është munduar kombëtarja kuqezi të rivalizojë, kjo dhe falë lojës së mirë të Barajt, por sërish pjesën e dytë e fitojnë maqedonaset 24-16.
Dhe, në pushim të ndeshjes, ato kryesojnë 50-22. E ekuilibruar dhe pjesa e tretë, që Maqedonia e ka fituar vetëm me dy pikë diferencë, 13-11 dhe 63-33. Ndërkohë, 16-11 ishte pjesa e katërt dhe në fund 79-44 për Maqedoninë.
Kjo e fundit do të luajë sot në duelin për vendin e 17-të dhe të 18-të me Rumaninë, kurse Shqipëria është e 19-të. Thënë ndryshe, e fundit.
Shqipëri – Maqedoni 44-79
(6-26, 16-24, 11-13, 11-16)
Shqipëria: Toska, Sinani (4), Baraj (20), Hasanaj (7), Fekollari (2) / Kraja (5), Dalipaj, Leka (2), Shima (4). Trajner: V. Toska
Maqedonia: Jovanovska (10), Spirovska (6), Adamovska (21), Dimova (21), C. Krstevska (1) / Doneska (5), Tolevska (9), Rafajlovska, Harbov, Lamçe (3), A. Krstevska (3), Todevska. Trajner: G. Stojanovski
Gjyqtarë: M. Juras (Serbi), V. Isaçenko (Ukrainë), R. Perandi (Estoni)