Gjergj Vyshka 10.07.2016 17:10
Serena Uilliams fiton turneun e saj të 7-të në Uimbëlldon (në 9 finale ka humbur vetëm dy, më 2004-ën dhe më 2008-ën) duke mundur 7-5 dhe 6-3, në një hark kohor prej një ore e 21 minutash, Anzhelikë Kerberi. Në një farë mënyre është hakmarrë për atë humbje që i ka shkaktuar gjermanja në fillimin e vit në turneun e madh të tenisit botëror në Melburn.
Për Serenën, numri një i tenisit botëror për femra, bëhet fjalë për turneun e 22-të të fituar në karrierë në tenisin botëror, që e lejon kështu të barazojë rekordin e Stefi Grafit. Duke mbetur tek ndeshja, seti i parë ka zgjatur 50 minuta, ndërsa deri në fund ka qenë i ekuilibruar. Gjermanja, numri katër në renditjen botërore të tenisit për femra, përgjigjet lojë pas loje dhe seti i parë shkon me 12 të tilla gjithnjë në favor të amerikanes.
Në të njëjtën linjë shkohet dhe në setin e dytë deri në barazimin 3-3. Pastaj shpërthen Serena, e cila shkon drejt suksesit, ndërsa është në një moshë 34-vjeçare. Sot do të luhet finalja e meshkujve mes Raonikut dhe Mërrejit.