Gjergj Vyshka 10.07.2016 14:25
Etapa e tetë e Turit të Francës, Pau-Banjeres de Lukon, 184 kilometra e gjatë, e dyta etapë mbi Pirenej me ngjitjen mitike në Turmalet, jep një lëkundje dhe përmbysje të madhe në renditjen e përgjithshme. Imponohet kampioni britanik From (13 sekonda nga ndjekësit, Aru i 6-ti) që kështu i rrëmben fanellën e verdhë belgut Van Avermaet.
Në etapën e djeshme janë shkëputur tre të parët, Majka, Pinot dhe Toni Martin, por iniciativa e tyre ka zgjatur rreth 40 kilometra (janë kapur një grupi i madh i ndjekësve 42 kilometra larg finishit). Pastaj ka luftë mes më të mirëve të këtij turi prestigjioz të çiklizmit botëror.
Në prag të së përpjetës së fundit (Kol de Peiresurd, 15 kilometra larg finishit), Fromi shkëputet në zbritje dhe ikën i vetëm për të prerë vijën e finishit të etapës së tetë. Bien Nibali dhe Van Avermaet, të cilët vijnë 25 minuta e 54 sekonda pas Fromit, i cili është kështu për momentin fanella e verdhë e Turit të 103-të të Francës.
Turi i 103-të i Francës
Çiklizëm – Meshkuj
Rezultatet teknike të etapës së 8-të
(Pau-Banjeres de Lukon, 184 km)
1) Kristofer From (Britani e Madhe) 4h57’33”
2) Daniel Martin (Irlandë) + 13”
3) Hoakin Rodrigez (Spanjë) – “ –
4) Romen Bardet (Francë) – “ –
5) Roman Kreuziger (Republika Çeke) – “ –
6) Fabio Aru (Itali) – “ –
7) Adam Jates (Britani e Madhe) – “ –
8) Alehandro Valverde (Spanjë) – “ –
9) Bauke Molema (Holandë) – “ –
10) Ritçi Porte (Australi) – “ –
Renditja e përgjithshme pas 8 etapash:
1) Kristofer From (Britani e Madhe) 39h13’04”
2) Adam Jejts (Britani e Madhe) + 16”
3) Hoakin O. Rodrigez (Spanjë) – “ –
4) Daniel Martin (Irlandë) + 17”
5) Alehandro Valverde (Spanjë) + 19”
6) Nairo Kuintana (Kolumbi) + 23”
7) Fabio Aru (Itali) – “ –
8) Tejai Van Garderen (SHBA) – “ –
9) Romen Bardet (Francë) – “ –
10) Bauke Molema (Holandë) – “ –