Gjergj Vyshka 28.06.2016 15:20
Elisa Isufi është fituesja e turneut të shahut të moshës deri në 12 vjeç në Durrës, që është zhvilluar në këtë fundjavë në Resortin “Tropikal”.
Një veprimtari që ka gjetur bashkëpunimin e shoqatës së bashkatdhetarëve rusë, Ambasadës Ruse në Shqipëri dhe Federatës Shqiptare të Shahut.
Kanë marrë pjesë fëmijë nga qytete të ndryshme, kryesisht Tiranë, Durrës, Berat e Elbasan.
Dhe në fund, Elisa Isufi ka qenë fituesja e këtij turneu, që në fakt i dha një tjetër pamje dhe pushuesve që këtë fundjavë ishin në Durrës në plazh.