Gjergj Vyshka 26.06.2016 12:55
Çiklizmi shqiptar i ka shpallur kampionët kombëtar individual të garës së rrugës mes polemikave, debateve, zënkave dhe goditjeve. Ngjarja e parë ka ndodhur në përfundim të garës së rrugës së paratërinjve, atje ku vlonjatët kanë sulmuar çiklistët e Vllaznisë, ndërsa kishin të mbartur mes tyre një sherr që ka lindur që në etapën e tretë të Rrethit të 73-të Çiklistik të Shqipërisë, Shkodër – Burrel.
E fillimisht kanë nisur ofendimet ndaj kuqebluve, të paktën dhe sipas trajnerit të Vllaznisë, Leonard Kola, e më pas dhe goditjet ndaj çiklistëve shkodranë. “Kam qenë me shishe ndër nduar, ndërsa ka ardhur një person që nuk e njihja e më ka goditur, – ka pretenduar trajneri shkodran. – Nuk janë normale këto gjëra që ia ngulisim në mendje këtyre të rinjve që sapo kanë nisur garën.”
E në këto momente janë përfshirë të gjithë në sherr, ndërsa ka ndërhyrë gjyqtaria për të ndarë palët, të cilët më pas janë qetësuar. Ka qenë më shumë se sa i revoltuar Ardian Dreni, sepse në makinën e Flamurtarit janë lejuar për të ndjekur garën jo vetëm trajneri, por dhe prindër e tifozë. Ndaj dhe ky sherr nuk ka qenë normal. “Do të pres relacionin e gjyqtarëve dhe më pas do të ketë masa”, – ka thënë Anxhaku.
Në fakt, Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit ka qenë vetë në ndjekje të garës së Elitës/Nën-23-vjeçarëve. Sigurisht që ka kërkuar llogari përse nuk janë lajmëruar forcat e rendit. Por, sidoqoftë, palët janë qetësuar dhe Bruno Kola ka qenë fitues, kurse në vendin e dytë janë ngjitur Sokol Morana dhe Amarildo Goga.
Kampionati Kombëtar Individual
i Çiklizmit – Meshkuj
Rezultatet teknike:
Paratërinj:
(6 xhiro TEG – Kristal Center – 75 km)
Nr. Çiklisti (Skuadra) Koha
- Bruno Kola (Vllaznia) 2h07’01”
- Sokol Morana (Vllaznia) + 1”
- Amarildo Goga (Apolonia) + 2”