Moto GP / Doviciozo, “mjeshtri: i motit në Asen, niset i pari të dielën

Share Button

MotoGP-Austin-rrota

AlbanianSport.com 25.06.2016 17:10

ASNN – Andrea Doviciozo do të niset i pari në garën e së dielës,të vlefshme për Çmimin e Madh të Holandës në Botërorin e Motorëve. Në pistën kapriçoze në Asen, kur gjysmën e provave zyrtare, ishte e lagur dhe në gjysmën tjetër të kohës ishte e thatë, piloti i “Dukati”-t ka dhënë kohën më të mirë. Nga vendi i dytë do të niset Valentino Rosi. Kështu, provat zyrtare të Botërorit të Motorëve të zhvilluara në pistën e Motulit në Asen kanë patur të papriturat e shkaktuara nga moti.

Pilotët i kanë nisur provat me shi, në një pistë të lagur për t’i mbyllur më pas në një pistë të thatë, duke u detyruar të ndërrojnë edhe gomat. Në këto kushte, nga vendi i parë në garën e së dielës, do të niset Andrea Doviciozo. Piloti italian i “Dukati”-t ka dhënë kohën më të mirë se kundërshtarët e tij. Pas tij do të niset Valentino Rosi me “Yamaha”-n. Rreshti i parë i nisjes mbyllet me anglezin Riding të “Dukati”-t. Për Mark Markezin mbetet rreshti i dytë i nisjes.

Spanjolli i “Honda”-s do të niset nga vendi i katërt, ndërsa Horege Lorenco një nga pilotët pretendentë për titullin “kampion”, në këtë garë do të niset nga vendi i 11-të. Pas garave të para në Botërorin e Motorëve, renditjen për pilotë e kryeson, Mark Markez me 125 pikë, me 2 gara të fituara, i dyti renditet Horge Lorenco, me 115 pikë, me 3 gara të fituara, dhe i treti është Valentino Rosi, me 103 pikë, me 2 gara të fituara.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

AlbanianSport.com 03/02/2024 13:45 ASNN – Ka fituar 7 tituj “kampion”, por, prapëseprapë Ljuis Hemiltoni

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

AlbanianSport.com 03/02/2024 11:15 ASNN – Jo vetëm Ljuis Hemiltonin, por “Ferrari” dëshiron të rrëmbejë

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

AlbanianSport.com 01/02/2024 20:25 ASNN – Formula 1, Ljuis Hemiltoni, tek “Ferrari” në 2025-ën.

Hemilton: Nuk kam thënë kurrë që titulli i 8-të është pika e mbërritjes…!

Hemilton: Nuk kam thënë kurrë që titulli i 8-të është pika e mbërritjes…!

AlbanianSport.com 30/01/2024 18:55 ASNN – Befason Hemiltoni: Mund të qëndroj një vit pushim

Pas Lëklerkut me “Ferrari”-n, edhe Lando Norrisi rinovon me “MekLaren”-in

Pas Lëklerkut me “Ferrari”-n, edhe Lando Norrisi rinovon me “MekLaren”-in

AlbanianSport.com 26/01/2024 19:50 ASNN – Lando Norris rinovon kontratën, britaniku nënshkruan

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh