Gjergj Vyshka 25.06.2016 14:05
Është luajtur dje turi i parafundit i Kampionatit Evropian të Shkollave dhe Klean Shuqja e Adrian Guri i kanë fiksuar ndeshjet e tyre barazim. Shuqja, që është në grupmoshën e 11-vjeçareve për vajza, dje ka barazuar me Mihriban Hekimollu të Turqisë.
Dhe, me 5 pikë ndodhet në vendin e 13-të. Ndërkohë në grupmoshën e 7-vjeçarëve për djem, Dijon Peposhi është mundur nga turku Emir Doruk. Kështu, me 3 pikë në 8 ture, Peposhi ndodhet në vendin e 16-të.
Në grupmoshën e 9-vjeçarëve, Adrian Guri ka barazuar me bjellorusin Timur Morozov dhe, me 3.5 pikët e grumbulluara ndodhet në vendin e 25-të. Evropiani i Shkollave në Shah, që po mbahet në Kasandra të Greqisë përfundon sot.