Kombëtarja e të rriturve e atletikës është gati për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik, që do të zhvillohet këtë fundjavë në Pitesht të Rumanisë, dhe është gati për të dhënë më të mirën e saj.
Janë 40 veta pjesë e kombëtares së atletikës, 23 sportistë djem dhe 6 vajza, 9 zyrtarë për meshkuj dhe 8 për vajza. E udhëtimi i tyre ka nisur që të enjten me autobus, ndërsa dje kanë mbërritur në Pitesht rreth 12:00.
Janë 913 kilometra të përshkruara, ndalesa nëpër dogana në kufirin Shqipëri-Maqedoni, Maqedoni-Bullgari e Bullgari-Rumani. Kësisoj një udhëtim i lodhshëm, ndërsa kthimi është lënë për të hënën në ora 8:00 me nisje nga Piteshti.
Janë 40 sportistë, por mungojnë elitarët Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj. E megjithatë atletika shqiptare shpreson të ketë dhe medalje.
Kombëtarja e të rriturve & të rriturave në Ballkaniadën e Piteshit
Meshkuj: Ardit Rrashi, Aldi Hoxha, Mario Shestani, Daniel Guri, Edmond Murataj, Adi Bemit, Eraldo Qerama, Edison Muço, Nimet Gashi, Malvin Nikolla, Genci Lugja, Enea Gjini, Eqerem Rusi, Krenar Myrteza, Daniel Limani, Egys Gjeçaj, Durjan Idrizaj, Suad Bashku, Adriatik Hoxha, Klaudio Selamaj, Juri Hoxhalli, Agim Lushaj, Marko Makaj, Kysmet Sylisufaj
Femra: Eneda Deliu, Sindi Prifti, Joana Hazizllari, Elmedina Oruçi, Naze Thomai, Oneda Feka
Trajnerë: Reinaldo Gjerazi, Juxhin Çili, Fatjon Serhati, Kastriot Malaj, Zamira Greca, Merushe Mema, Admir Dizdari, Shpëtim Markola, Ardit Nikshiqi, Hamit Demiri
Masazhator: Sabahat Kastrati