Luftëtari me “këmbë në tokë”, kënaqet me një pikë në Pogradec

Share Button

LUFTETARIrresht

AlbanianSport.com 30.10.2014 18:20

ASNN – Duka dhe Lluka shtojnë shanset për Devollin për një formacion fitues ndaj liqenorëve. Bluzinjtë besojnë se nëse do të luhet ndershëm në fushë, atëherë do të dalin fitues. Luftëtari pas fitores ndaj Bylisit në Gjirokastër tashmë është ulur me “këmbë në tokë”, ndërsa është duke u përgatitur intensivisht për ndeshjen e vështirë me Pogradecin, atje ku duket se do të jetë e kënaqur dhe me një barazim. Për të qenë një skuadër në “top-formë”, trajneri Bledar Devolli është duke punuar me intensitet të lartë.

Grupi i futbollistëve është mobilizuar i gjithi, ndërsa brenda vetes, edhe pas fitores me Bylisin, ka një optimizëm për marrjen e rezultatet pozitiv dhe në ndeshjen e vështirë me Pogradecin në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të liqenorëve. Një lajm i mirë vjen dhe për mesfushorin Julian Lluka, i cili mendohet se do ta ketë kaluar dëmtimin, ndërsa ka qenë i pranishëm dhe në ndeshjen e kontrollit që trajneri Devolli ka bërë brenda grupit të tij. Lluka është aktivizuar, ndërsa në ndeshjen ndaj Pogradecit ai do të luajë me një sulmues, teksa kjo peshë duket se do t’i bjerë vlonjatit Nelaj.

Ndeshjet jashtë fushe janë gjithmonë të vështira, por sipas drejtuesve bluzinj objektivi është që skuadra të marrë qoftë dhe një pikë nga kjo përballje me liqenorët në “Gjorgji Kyçyku”. Jo se ata nuk kanë forcë për më shumë, por se statistikat favorizojnë Pogradecin, aq më tepër që edhe do të luajë përballë sportdashësve të vet. Kuptohet që Pogradeci me çdo kusht do të kërkojë fitoren, ndërsa kështu do të kërkojë të rregullojë imazhin pas humbjes në Sarandë me Butrintin vendës.

Por në krahun tjetër nëse gjirokastritët do të hynë në fushën e lojës me zemër dhe do të paraqesin atë nivel që patën dhe në ndeshjen me Bylisin, atëherë do të dinë të dalin triumfatorë nga ajo fushë. Tashmë riaftësimi i Dukës dhe Llukës pas dëmtimit do të thotë që trajneri Devolli do të ketë një armë më shumë për të ndërtuar formacionin e tij anti-Pogradec, teksa do të mungojë Lorenc Shehaj për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Bylisit.

Rëndësi ka për gjirokastritët që nëse do të luhet një futboll i drejtë dhe i pastër, atje ku të mbizotërojë FAIR-PLAY, atëherë Luftëtari do të dalë me pikë nga fusha e vështirë e Pogradecit. Pse jo do ta fitojë ndeshjen ai që do të paraqitet më mirë në fushë. Ndërkohë që një formacion i mundshëm anti-Pogradec, parë dhe në ndeshjen e kontrollit të luajtur dje, do të jetë: Birja, Çunaj, Rexha, Çaço, Frashëri, Erg.Mersini, Shenaj, Lluka, End.Mersini, Qejvani, Nelaj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh