Gjergj Vyshka 24.06.2016 10:40
Shqipëria ka arritur në numrin pesë të sportistëve pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Tre janë me normë kualifikimi, Luiza Gega në atletikë, Sidni Hoxha në not dhe Briken Calja në peshëngritje, e dy me ftesë, teksa i takon atletikës për meshkuj dhe notit për femra, të vendosë. Por sipas të gjitha gjasave, të paktën dhe me rezultatet që ka, teksa ka thyer rekordin kombëtar në kërcim së gjati me 8.05 metra dhe në kërcim trehapësh 16.30 metra, në atletikë duhet të jetë dhe Izmir Smajlajn.
Për notin të paktën ndoshta duhet pritur. Megjithatë konfirmimi i fundit zyrtar ka ardhur dje nga peshëngritja, teksa që dy ditë më përpara ishte paralajmëruar se tashmë një sportist i shtangës shqiptare do të jetë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Dhe kryesia, për të përmbushur këtë detyrim, që në fakt ka ardhur nga Federata Botërore e Peshëngritjes, është mbledhur dhe në fund ka vendosur.
Briken Calja do të jetë përfaqësuesi i peshëngritjes shqiptare në “Rio de Zhaneiro 2016”.