Euro 2016 / Njihet 16-shja, përvijohet rrugëtimi drejt finales së madhe

Share Button

Turi-i-16-shes-tabela

AlbanianSport.com 23.06.2016 10:30

ASNN – Evropiani francez ka përcaktuar tashmë 16 skuadrat e kualifikuara për në fazën e turit të 16-shes. Përgjatë tri ditëve, në datat 25, 26 dhe 27  qershor 2016, do të luhen ndeshjet e kësaj faze të Evropianit, nga të cilat më pas do të përcaktohen skuadrat çerekfinaliste.

Janë përcaktuar tashmë 16 skuadrat e kualifikuara për në fazën tjetër të “Euro 2016”-ës. Kombëtaret dhe trajnerët kanë njohur kundërshtarët e tyre. Kështu Zvicra do të përballet me Poloninë në 25 qershor 2016. Po në këtë datë do të luajnë edhe Kroacia me Portugalinë dhe Uellsi me Irlandën e Veriut.

Të dielën më 26 qershor 2016, luhen çiftet , Francë-Irlandë, Gjermani-Sllovaki dhe Hungari-Belgjikë. Ndërsa të hënën, më 27 qershor 2016, luhen ndeshjet e fundit Itali-Spanjë dhe Angli-Islandë. Më i vështirë do të jetë shorti për skuadrat që do të kualifikohen në çerkefinale.

Kështu, fituesi i çiftit Itali-Spanjë do të ndeshet me fituesin e duelit Gjermani-Sllovaki, në atë që padyshim është një finale e parakohshme. Ndërkohë, në rast fitoreje në ndeshjet e tyre, Francës i takon të ndeshet me Anglinë. Kombinimet e tjera do të jenë: Fituesi i Zvicër-Poloni me fituesin e Kroaci-Portugali, ndërsa çifti tjetër çerekfinal do të krijohet nga fituesi i duelit midis Uellsit me Irlandën e Veriut dhe atij Hungari-Belgjikë.

 

Euro 2016

Turi i 16-shes:

 

 Të shtunën, 25 qershor 2016:

 

Zvicër – Poloni                      (15:00)

Stadiumi i Sent Etienit

 

Uells – Irlandë e Veriut        (18:00)

Stadiumi i Parisit

 

Kroaci – Portugali                 (21:00)

Stadiumi i Lensit

 

Të dielën, 26 qershor 2016:

 

Francë – Irlandë                    (15:00)

Stadiumi i Lionit

 

Gjermani – Sllovaki              (18:00)

Stadiumi i Lilës

 

Hungari – Belgjikë                (21:00)

Stadiumi i Tuluzës

 

Të hënën, 27 qershor 2016:

 

Itali – Spanjë                          (18:00)

Stadiumi i Sent Denis, Paris

 

Angli – Islandë                      (21:00)

Stadiumi i Nisës

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh