AlbanianSport.com 22.06.2016 20:55
ASNN – Hungaria dhe Islanda janë dy skuadrat e grupit F që vijojnë më tej aventurën e tyre në Evropianin “Francë 2016”, pasi në përfundim të ndeshjeve kanë marrë nga 5 pikë secila, duke ndarë përkatësisht, për arsye golaverazhi, vendin e parë dhe të dytë.
Portugalia detyrohet të kënaqet me vendin e 3-të dhe tanimë e pret një kundërshtar i vështirë në turin e 16-shes. Ndërkaq, në takimin tjetër të grupit F, Islanda ka fituar në sekondat e fundit të lojës, duke mposhtur Austrinë me rezultatin 2-1.
Nordikët patën kaluar në epërsi në pjesën e parë, duke e mbyllur me këtë epërsi këtë pjesë, edhe falë një 11-metërshi të humbur nga austriakët. Ndonëse këta të fundit e gjejnë golin e barazimit në pjesën e dytë, islandezët gjejnë golin e fitores me një kundërsulm pikërisht në fund.