AlbanianSport.com 22.06.2016 20:05
ASNN – Janë shuar sonte shpresat e Shqipërisë për të vazhduar ëndrrën e saj kontinentale, pasi barazimi 3-3 i arritur midis Portugalisë dhe Hungarisë, në takimin e fundit, të vlefshëm për grupin F, ka nënkuptuar se Kombëtarja kuqezi ka mbetur jashtë 4-shes së vendeve të 3-ta që shpresonin për më tej.
Pasi ishin djegur përgjatë dy ditëve të shkuar shanset nga ndeshjet e grupeve B, C dhe D, ishte shpresuar që një fitore e Hungarisë në kurriz të Portugalisë do t’i mbante kuqezinjtë në luftë për kualifikimin, edhe në varësi të ndeshjeve të grupit të fundit, grupit E.
Por kjo nuk ka ndodhur dhe, përtej ndeshjeve të mbrëmjes, Shqipëria ka mbetur si e 3-ta me shifrat më pafavorshme, me 3 pikë të marra në po aq ndeshje, ku ka shënuar vetëm një gol e ka pësuar 3, me një golaverazh negativ “-2”.