Gjergj Vyshka 22.06.2016 18:25
Ka rënë edhe shpresa e fundit për boksin shqiptar për t’u kualifikuar për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, sepse është eliminuar dje edhe boksieri i peshës 81 kg, Syrja Marinaj.
Marinaj është mundur në Bakú, 0-3 nga boshnjaku Xhemal Bosnjak. Edhe pse ka bërë një ndeshje të mirë, shkodrani i ringut i ka humbur të tre raundet ngushtësisht, me rezultatin 27-28.
Kësisoj pas Taulant Zajmit, Krenar Zenelit, Arjon Kajoshit, Alban Beqirit është eliminuar dhe Syrja Marinaj, ndërsa boksi shqiptar duhet të bëjë një analizë të thellë. Sepse në veprimtaritë ndërkombëtare të këtij viti përtej pretendimeve nuk ka bërë asgjë.