Çiklizëm / Anxhaku: Lipset të rrisim edhe më tej cilësinë e garave

Share Button

Ciklizem-Rrethi-73-Etapa-1-podiumi-Sefa-Banushi

Gjergj Vyshka 20.06.2016 17:45

Çiklisti i Tiranës, Ylber Sefa, ka fituar pesë nga gjashtë etapat e Rrethit të 73-të Çiklistik të Shqipërisë. Madje dhe dje, në finishin e fundit në Gracen, ka qenë përsëri triumfator duke qenë dominues mbi të gjithë. Pas ndarjes së çmimeve, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit.

Në mënyrë të veçantë ekipet e Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë, të cilat, sipas tij, e bënë garën më të bukur. “Më duhet të falënderoj policinë e shtetit për mbështetjen, gjyqtarinë, skuadrat e tjera pjesëmarrëse”, – ka thë kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar.

“Do t’iu kërkoja më shumë cilësi në garat e ardhshme, sepse jemi në prag të kampionatit kombëtar dhe Kampionatit Ballkanik, – ka shtua Anxhaku. – Dhe një herë suksese!” E Rrethi i 73-të Çiklistik i Shqipërisë është vlerësuar dhe nga përfaqësuesit e Bosnjes, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Madje propozimi i malazezëve, parë dhe terrenet malore që Shqipëria ka, ka qenë zhvillimi i disiplinës sportive të “mountain-bike”. E këtu ka marrë fund Rrethi i 73-të Çiklistik i Shqipërisë, duke shpallur fitues Ylber Sefën si individ dhe Apoloninë si skuadër.

 

Rrethi i 73-të Çiklistik i Shqipërisë

 

Rezultatet teknike të etapës së 5-të

(Pogradec-Gracen, 109 kilometra)

 

Nr.       Çiklisti (Skuadër)                 Koha

  1. Ylber Sefa (Tirana)              2h48’40”
  2. Altin Sufaj (Apolonia)          2h49’01”
  3. Besmir Banushi (Apolonia)           2h49’09”

 

Renditja e përgjithshme pas 6-të etapash:

 

Nr.       Çiklisti (Skuadër)                 Koha

  1. Ylber Sefa (Tirana)              15h16’14”
  2. Besmir Banushi (Apolonia)           15h18’10”
  3. Altin Sufaj (Apolonia)          15h19’06”

 

Renditja e përgjithshme ekipore:

 

Nr.       Skuadra                     Koha

  1. Apolonia                    46h03’19”
  2. Mali i Zi                      46h14’45”
  3. Tirana                         46h20’04”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

AlbanianSport.com 19/01/2024 18:20 ASNN – Çiklistja kuqezi, Nelia Kabetaj, shpallet “kampione” e Ballkanit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

AlbanianSport.com 26/03/2022 19:25 ASNN – “Dyrrotakët” shqiptarë kanë zhvilluar veprimtarinë e dytë

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

AlbanianSport.com 24/02/2022 14:10 ASNN – Importimi i talenteve që nuk kanë lindur në një vend

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

AlbanianSport.com 09/11/2021 18:40 ASNN – 30-vjeçari, kampion i shumëfishtë dhe protagonist i viteve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh