Gjergj Vyshka 20.06.2016 15:05
Pas Arjon Kajoshit, Alban Beqirit, tashmë kualifikohet edhe Syrja Marinaj për në turin tjetër të turneut kualifikues në boks për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Boksieri shkodran i peshës 81 kg, ka fituar dje 2-1 ndaj finlandezit Aleksi Tomi Honka. Sipas gjyqtarëve të tavolinës, Marinaj ka humbur një raund 27-30.
Por më pas ka fituar dy të tjera me të njëjtin rezultat 29-28. Që do të thotë se ka bërë një ndeshje shumë të mirë.
Sot në ring do të jetë Arjon Kajoshi, që do të jetë përballë azerbajxhanasit Kamran Shaksuvarli.
Pastaj Alban Beqiri përballë boshnjakut Adem Fetahoviç. E një ditë më vonë do të jetë dhe Marinaj.
Por deri më tani, pavarësisht eliminimeve që në fillim të Zajmit dhe Zenelit, gjithçka duket dinjitoze për boksierët tanë në Baku të Azerbajxhanit.