Gjergj Vyshka 20.06.2016 13:45
Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes është Erblina Bici me 25 pikë e ndjekur nga Arjola Prenga me 23 pikë, si dhe Silantsieva me 21 pikë e Serik me 19 pikë. Në bllok ka dalë fituese Silantsieva me katër mure fituese e pasuar nga Bici me tre të tilla.
Në shërbim Serik e Bici me 3. Në total në 5 sete Bjellorusia ka realizuar 106 pikë prej të cilave 81 pikë vetë, kurse 25 pikë kanë ardhur nga gabimet e Shqipërisë. Në krahun tjetër Shqipëria ka realizuar në pesë sete 106 pikë.
Nga këto, 79 pikë i ka realizuar vetë, kurse 27 pikë kanë ardhur nga gabimet e Bjellorusisë. Përfundimisht një fitore mrekulli dhe përmbushje me sukses i misionit të rikthimit pas tre vjetësh në Evropë.
Plot 122 pikë ka shënuar Erblina Bici në 27 sete të luajtura në dy grupet e volejbollit të femrave në Poloni e Shqipëri, duke qenë shënuesja më e mirë e grupeve eliminatore të Ligës së Evropës. Në vendin e shtatë Arjola Prenga
Renditja e grupit A
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Sllovakia 6 5 1 16-10 13
- Polonia 6 3 3 14-13 10
- Bjellorusia 6 2 4 13-15 8
- Shqipëria 6 2 4 11-16 5