Gjergj Vyshka 20.06.2016 12:25
Për të 15-ën herë është Apolonia e trajnerit Kiço Kalemi fituesja e Rrethit të 73-të Çiklistik të Shqipërisë. Tre herë radhazi në vitet e fundit, ndërsa me çiklistë si Banushi, Sufaj, Sota etj ka arritur të lërë nga pas kombëtaren e Malit të Zi, Tiranën, Vllazninë, Elbasanin, Flamurtarin, Teutën, Partizanin, Besën, Burrelin, Skënderbeun, Maqedoninë e Kosovën.
Por dhe pse ndodh kështu, Kalemi, edhe pse nuk ka dashur të flasë, ka qenë i pakënaqur për mënyrën se si është zhvilluar turi. “Tre ditë pushim dhe një ditë garë”, ka qenë batuta e Kalemit, që nuk është afruar për të marrë Kupën e Kampionit së bashku me çiklistët, por në fund Apolonia dominon dhe tregon se përsëri do të vazhdojë të jetë ajo maja e dyrrotakëve në Shqipëri.
E këtu ka marrë fund Rrethi i 73-të Çiklistik i Shqipërisë me Ylber Sefën dhe Apoloninë triumfatore.
Rrethi i 73-të Çiklistik i Shqipërisë
Rezultatet teknike të etapës së 5-të
(Pogradec-Gracen, 109 kilometra)
Nr. Çiklisti (Skuadër) Koha
- Ylber Sefa (Tirana) 2h48’40”
- Altin Sufaj (Apolonia) 2h49’01”
- Besmir Banushi (Apolonia) 2h49’09”
Renditja e përgjithshme pas 6-të etapash:
Nr. Çiklisti (Skuadër) Koha
- Ylber Sefa (Tirana) 15h16’14”
- Besmir Banushi (Apolonia) 15h18’10”
- Altin Sufaj (Apolonia) 15h19’06”
Renditja e përgjithshme ekipore:
Nr. Skuadra Koha
- Apolonia 46h03’19”
- Mali i Zi 46h14’45”
- Tirana 46h20’04”