Gjergj Vyshka 20.06.2016 11:05
Dy fitore në 6ndeshje, 5 pikë të grumbulluara, ky është fillimi i një risie të kthimit të rrjetës shqiptare në identitet. Tashmë po nis një erë e re për tonat. Bjellorusia e ka nisur fort ndeshjen, ndërsa në pushimin e parë teknik janë në epërsi 8-7. Mirëpo vajzat kuqezi nuk dorëzohen, ndërsa në pushimin e dytë teknik janë shqiptaret në epërsi 16-13.
Mirëpo me një rezultat të pjesshëm 8-5, Bjellorusia kthen në 21-18 dhe më pas shkon në fitoren e setit 25-22. Ndërrohet portat dhe tashmë është Shqipëria në setin e dytë në pushimin e parë teknik në avantazh 8-7. Përmbys Bjellorusia në 16-14, 20-21 për vajzat kuqezi dhe, në fund, 25-22 për Shqipërinë. Seti i tretë është dominuar nga fillimi deri në fund prej Bjellorusisë, që ka kryesuar në 8-4, 16-9, 21-13 dhe fiton 25-17.
Tjetër histori seti i katërt. Edhe pse kemi qenë gjithë kohës në epërsi 4-8, 13-16, 18-21, arrihet të barazohet disa herë rezultati dhe vetëm në pikët shtesë kemi mundur të fitojmë 27-25. Në finale nuk ka më lëshim. Kryesojmë 4-5, 7-10, 8-12 dhe në fund 9-15 dhe 3-2 për ne.
Bjellorusi – Shqipëri 2-3
(25-22, 22-25, 25-17, 25-27, 9-15)
Bjellorusia: Harelik, Bariseviç, Serik, Silantsieva, Klimoviç, Kapko, Fedarinçik (L) / Malasi, Kuçko, Pauliukuskaja, Jonava. Trajner: A. Klimoviç
Shqipëria: Marina, Ar. Prenga, Nezaj, Bici, Am. Prenga (Sijoni), Tuci, Sejfullai (L) / Fagu (L), Thaka, Xheka, Matoshi. Trajner: A. Martiro
Gjyqtarë: B. Visan (Belgjikë), K. Vedris (Kroaci)