AlbanianSport.com 30.10.2014 13:05
ASNN – Nuk kishte ndodhur herë tjetër në Korçë që të kishte kaq pak tifozë në shkallët e stadiumit. Ka ndodhur në takimin e kësaj mesjave me elbasanasit. Në këtë takim nuk kanë qenë më tepër se 500 tifozë, çka tregon se tashmë ftohja me skuadrën kampione ka dalë hapur. Vetëm se arsyet e kësaj ftohje nuk thuhen.
Edhe një herë tjetër “ujqërit” nuk janë ndjerë, çka tregon se tashmë ftohja edhe me këtë grupim ka dalë në shesh. Dy pankarta të vendosura në tribunën përballë asaj kryesore tregojnë se diçka nuk shkon si më parë mes “ujqërve” dhe zyrtarëve të klubit. Edhe në takimin me elbasanasit, ashtu si me shkodranët, tabela elektronike nuk ka punuar.
Në kushte të tilla jo vetëm gazetarët, por dhe ato pak tifozë kanë qenë të detyruar të shikojnë orën e dorës. Gjashtë raste goli në 90 minutat e takimin Skënderbeu-Elbasani çka tregon se të dy ekipet kanë luajtur një miqësore të lehtë, fiks ashtu siç kanë luajtur kështu edhe takimin e fazës së parë.