Gjergj Vyshka 19.06.2016 21:05
Mbrëmë, në Nantë, Gentian Cici, ka arritur në numrin 5 të gjykimeve në turneun preolimpik në basketboll për femra.
Ai ka qenë gjyqtar i dytë në një nga gjysmëfinalet për vendet nga i 5-ti, deri tek i 8-ti mes Argjentinës dhe Bjellorusisë.
Kanë fituar bjelloruset 84-44 (20-3, 26-13, 21-12, 17-16). Është vendosur gjyqtar i dytë, ndërsa e parë ka qenë amerikania Ami Boner, kurse e tretë braziliania Andrela Silva.
Deri më tani ka gjykuar Venezuelë-Kinë, Francë-Zelandë e Re, Spanjë-Venezuelë dhe Turqi-Kubë, ndërsa turneu preolimpik përfundon sonte.