Çiklizëm / Ylber Sefa rikonfirmohet në Pogradec, triumfi një etapë larg

Share Button

Ciklizem-Rrethi-73-posteri

Gjergj Vyshka 19.06.2016 12:30

Pogradeci u bë mikpritësi i etapës së 4-t të Rrethit të 73-të Çiklistik të Shqipërisë, e cila ka pasur për itinerar Durrës-Pogradec 166 kilometra e gjatë. Një etapë që pati luftë të fortë sportive edhe për faktin se ishte më e gjata e këtij turi çiklistik. Pogradeci kishte festë të dyfishtë pasi ardhja e çiklistëve përkonte me hapjen e sezonit turistik. Nga ana tjetër ishte momenti për të kujtuar dhe nderuar dhe kampionin e parë të çiklizmit pas çlirimit pogradecarin Pirro Angjeli.

“Ishte një garë e vështirë, – thotë sekretari i garës Abedin Guzja, – sepse edhe temperaturat ishin mjaft të larta që kanë ndikuar dhe në cilësinë e garës. Çiklistët treguan vullnet për ta përfunduar me sukses. Pas kalimit të Librazhdit, shkëputen dy çiklistë, Ardit Çuka i Apolonisë dhe Klindi Gremi i Tiranës. Pa filluar Qafa e Thanës dy të parët u arritën nga çiklistët e tjerë. Majën e pushtoi Ardit Çuka i Apolonisë i ndjekur nga Banushi dhe Sefa.”

“Në zbritje diferenca ishte 25 sekonda, – ka vijuar ai. – Në stacionin e Gurit të Kuq, dyshja u arrit nga Gremi dhe nga çiklisti i Malit të Zi, Demir Muliç”. Në finish ka hyrë i pari Ylber Sefa, i cili ka qenë i ndjekur nga Besmir Banushi dhe Demir Muliç. Çiklisti i Tiranës, i cili është vetëm një etapë larg triumfit, ndërsa pritet të kurorëzohet sot në mbarim të etapës Pogradec-Kërrabë, 109 kilometra, është kryesuesi i renditjes së përgjithshme të Rrethit të Shqipërisë.

Dhe si ekip kryeson Apolonia, që kështu duket se nuk do të ndahet nga trofeu i Rrethit të Shqipërisë. Ndërkohë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka falënderuar Kryetarin e Bashkisë Pogradec, Eduard Kapri, për mikpritjen. E ky i fundit ka dorëzuar kupën për fituesin e etapës, Ylber Sefa, ndërsa në mbrëmje çiklistët kanë qenë të ftuar në festimet për hapjen e sezonit turistik për qytetin buzë liqenit.

 

Rrethi i 73-të Çiklistik i Shqipërisë

 

Rezultatet teknike të etapës së 4-t

(Durrës-Pogradec, 166 km)

 

Nr.       Çiklisti (Skuadra)                 Koha

  1. Ylber Sefa (Tirana)              4h21’17”
  2. Demir Muliç (Mali i Zi)                + 1”
  3. Ardit Çuka (Apolonia)                + 2”

 

Renditja e përgjithshme individuale pas 5 etapash:

 

Nr.       Çiklisti (Skuadra)                 Koha

  1. Ylber Sefa (Tirana)              12h27’54”
  2. Besmir Banushi (Apolonia)           12h28’55”
  3. Goran Celoviç (Mali i Zi)     12h31’50”

 

Renditja e përgjithshme ekipore pas 5 etapash:

 

Nr.       Skuadra                     Koha

  1. Apolonia                    37h32’12”
  2. Tirana                         37h41’14”
  3. Mali i Zi                      37h42’00”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh