AlbanianSport.com 30.10.2014 12:20
ASNN – Peja në basketboll për meshkuj duket se ia ka marrë dorën fitoreve shtëpiake në kohën shtesë. Kështu ka bërë në ndeshjen e saj të parë në Ligën Ballkanike, teksa ka fituar me një pikë diferencë në sekondat e fundit të shtesës prej pesë minutash, 89-88 me Kumanovën, dhe kështu ka bërë dhe mbrëmë ndaj malazezëve të Teodos. Në fakt, pas humbjes në fushë të huaj me Sutjeskën e Nikshiqit, 87-84, Peja ka mposhtur skuadrën tjetër të këtij vendi, Teodon, me rezultat 77-69.
Malazezët nisën më mirë këtë takim dhe përmbyllën pjesën e parë të takimit me tetë pikë epërsi. Ata fituan në çerekun e parë me katër pikë epërsi 16-12, ndërsa të dytin me rezultat 19-15 e në pushim kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me epërsinë 35-27. Në pjesën e dytë pejanët dhanë shpresa të rikthimit duke nisur ngushtimin e rezultatit, por përvoja e malazezëve nuk lejoi një gjë të tillë. Pejanët fituan në pjesën e tretë me një pikë epërsi 20-19 dhe në të katërtën arritën të barazojnë rezultatin në 66-66.
Për rrjedhojë është kërkuar koha shtesë për të përcaktuar fituesin e ndeshjes. Atje ku vendësit janë treguar më të saktë, ndërsa e kanë mbyllur ndeshjen me 8 pikë diferencë, 77-69 dhe tashmë janë në vendin e dytë të grupit B të Ligës Ballkanike. Driton Hajrizi është bërë shpëtimtari i pejanëve në “Karagaqi”, ndaj dhe festa e fitores ka qenë e madhe pas ndeshjes.