Gjergj Vyshka 19.06.2016 08:50
Në takimin e dytë, të zhvilluar mbrëmë në Durrës, Kombëtarja shqiptare e volejbollit të femrave është përballur me ekipin më të fortë të grupit të saj në Ligën e Evropës, Sllovakinë, duke u mundur me shifrat 1-3. Të dielën, vajzat kuqezi do të përballen me Bjellorusinë, duke kërkuar një tjetër fitore. Seti i parë ka nisur mirë për vajzat tona, të cilat në pushimin e parë teknik janë në epërsi 8-6.
Ka kthyer Sllovakia në 16-15, 21-19. Por barazon në 22-22 kombëtarja kuqezi, e cila arrin të marrë setin e parë në 22-25. Në të dytin Sllovakia e ka nisur fort teksa është shkëputur në 8-2. Përmbysin vajzat kuqezi, në 15-16, mandej 21-20 për Sllovakinë dhe në përfundim 25-23 për mikeshat. I treti ka gjithë kohës sllovaket në epërsi 8-5, 16-10, 21-15 dhe në fund 25-18.
E njëjta situatë dhe të katërtin 8-4, 16-13, 21-19 dhe 25-22 e krejt ndeshja 3-1 për Sllovakinë. Pikëshënuesja më e mirë Bici me 20 pikë e ndjekur nga Pençova me 18 pikë, Abrahamova me 16 pikë, Tuci 12 pikë, Radosova 11 pikë dhe Arjola Prenga me 10 pikë. Në bllok ka dalë fituese Pençova e Sllovakisë me 4 mure fituese, kurse në shërbim Abrahamova me 5 rezultative.
Në 4 sete Sllovakia ka shënuar në total 97 pikë, prej të cilave 63 pikë vetë, kurse 34 pikë kanë ardhur nga gabimet e vajzave kuqezi. Në anën tjetër, Shqipëria në katër sete ka realizuar 88 pikë prej të cilave 56 pikë vetë, kurse 32 pikë kanë ardhur nga gabimet e Sllovakisë. Sot vajzat e drejtuara nga trajneri Altin Martiro dhe ndihmësi i tij, Roland Tarja, luajnë ndeshjen e fundit, atë me Bjellorusinë.
Sllovaki – Shqipëri 3-1
(22-25, 25-23, 25-18, 25-22)
Sllovakia: Palgutova, Abrhamova, Kubova, Drobnakova, Pençova, Kosekova, Valashova (L) / Kuçiakova, Radosova, Smitalova. Trajner: M. Rojko
Shqipëria: Marina, Ar. Prenga, Nezaj, Bici, Am. Prenga (Sijoni), Sejfullai (L) / Thaka, Fagu (L), Matoshi. Trajner: A. Martiro
Gjyqtarë: E. Danilidu (Greqi), B. Visan (Belgjikë)