Me një konceptim të pëlqyeshëm dhe të thjeshtë grafik, që është çlodhës për syrin dhe i lehtë për t’u hapur në çdo platformë internetore, AlbanianSport.com është një faqe aktive, që përveç rezultateve “live” që ofron, do të sjellë për vizitorët e saj 16 deri në 30 lajme të freskëta në ditë, shumica e të cilave janë lajme origjinale dhe që kanë të bëjnë me ngjarjet më të fundit sportive në Shqipëri dhe në botë, si dhe për sportistët shqiptarë që ushtrojnë sportin në disiplina të ndryshme në vende të ndryshme të Evropës apo të botës.
Vizitorët e faqes kanë mundësi të shijojnë nëpërmjet platformës multimediale (tek Video-Galeri), edhe të gjithë golat e çdo fundjave të futbollit shqiptar, të dëgjojnë në formatin audio dhe video intervista të ndryshme, si dhe të kenë në formatin audio një buletin të përditshëm lajmesh sportive.
Duke qenë një projekt jofitimprurës që synon mbulimin e kostove të mirëmbajtjes teknike dhe vlerësimin e bashkëpunëtorëve, AlbanianSport.com synon të qëndrojë larg konjukturave të botuesve që mbizotërojnë në shtypin e shkruar sportiv apo mediat televizive dhe elektronike sportive, duke synuar t’i sjellë sportdashësit shqiptar saktësi në shifrat dhe statistikat sportive, një raportim korrekt të lajmeve, një koment të përgjegjshëm dhe një këndvështrim teknik profesional mbi sportin.
Kjo bëhet e mundur nëpërmjet një rrjeti tanimë të konsoliduar bashkëpunëtorësh nga Tirana dhe të gjitha rrethet e Shqipërisë, të cilët i gjejmë çdo ditë në faqet e shtypit sportiv, si dhe nëpërmjet rekrutimit të specialistëve të shquar të sportit në vend.
Faqja eshte konceptuar si “web journal”, duke synuar nje pasqyrim sa me te gjere te sportit ne Shqiperi, pra jo vetem futbollit, por edhe sporteve te tjera, si dhe sportisteve shqiptare neper bote, pra shqiptareve te Shqiperise qe luajne jashte, por edhe shqiptareve te vendeve te ndryshme. Ne kete kuptim, faqja eshte konceptuar si nje faqe “gjithësportive” dhe “gjithëshqiptare”.
Me teper se nje faqe qe synon shpejtesine e informacionit, duke u mjaftuar me lajme shume te shkurtera dhe siperfaqesore, AlbanianSport.com synon nje pasqyrim sa me te thelluar, korrekt, te sakte dhe profesional, si dhe te standardave te kenaqshme gjuhesore, te lajmeve te dites, duke ofruar mesatarisht 16-30 lajme ne dite, mese te mjaftueshme per te pasqyruar gjithcka ndodh ne rrafshin sportiv gjitheshqiptar.