Gjergj Vyshka 18.06.2016 22:45
Dita e dytë e turneut kualifikues në boks për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, që janë duke u zhvilluar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Bakú, ka qenë fatlume për Arjon Kajoshin.
Shkodrani i peshës 75 kg ka triumfuar pastër, 3-0, ndaj belgut Lai Mshika Kalenga, ndërsa raundet i ka fituar 30-27, 29-28, 29-28. Ndërkohë është eliminuar ndoshta padrejtësisht në peshën 56 kg Kristian Zeneli.
Ai është mundur 1-2 nga zambiani Emanuel Ngoma (29-28, 28-29, 27-30). Tashmë kanë mbetur për t’u ngjitur në ring Alban Beqiri dhe Syrja Marinaj. Deri më tani, Kajoshi është duke bërë gjithçka mirë