Gjergj Vyshka 18.06.2016 18:45
Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, ka qenë më shumë se sa i kënaqur me këtë fitore. “Meqë më jepet rasti më duhet të falënderoj miqtë e mi, Altin Martiro dhe Roland Tarja, për punën e bërë, – ka thënë ai. – Është ndërtuar një Kombëtare shumë e mirë.”
“Kemi bërë një lojë dinjitoze, e cila është e njëjta pamje si në Poloni, por që atje nuk e patëm fatin me vete, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris rrjetën shqiptare. -Pavarësisht se ndoshta kualifikimi është larg, ne përsëri do të mundohemi të tregojmë vlerat reale si kombëtare.”
“Më vjen mirë që edhe publiku është kthyer, ndërsa kemi nisur një punë për këto kombëtare, e cila nuk do të ndalet vetëm me Ligën e Evropës, por do të jemi në prag dhe të aktiviteteve të tjera më të rëndësishme. Kjo është pamja reale e volejbollit shqiptar”, – ka përfunduar Pëllumbi.