Gjergj Vyshka 18.06.2016 17:55
Etapa e tretë e Rrethit të 73-të Çiklistik të Shqipërisë, me itinerar Burrel-Rrëshen-Durrës dhe e gjatë 119 kilometra, është fituar nga fieraku Kriseld Sota. Çiklisti i Apolonisë e ka përshkruar këtë garë në kohën 3 orë, 18 minuta e 41 sekonda.
E katër sekonda pas tij ka ardhur dhe Ylber Sefa, që kështu ruan fanellën e verdhë, ndërsa i kanë mbetur dhe dy etapa për t’u kurorëzuar si fituesi i Rrethit të 73-të Çiklistik të Shqipërisë.
Në vendin e tretë ka ardhur me gjashtë sekonda larg Sotës, kosovari Qëndrim Guri. Sot do të jetë etapa e 4-t, Durrës-Pogradec, e të dielën, ashtu sikurse është lajmëruar, Rrethi i 73-të Çiklistik i Shqipërisë do të mbyllet në Kërrabë në kilometrin e 29-të, midis Tiranës dhe Elbasanit.