AlbanianSport.com 18.06.2016 14:35
ASNN – Do të jetë ndeshja e shtatë ajo që do të përcaktojë fatin e sezonit për NBA-në. Klivlend Kevs, të cilët dukeshin jashtë loje, teksa ishin në disavantazh 1-3, fitojnë edhe ndeshjen e 6-të dhe tashmë është gjithçka e barabartë mes tyre dhe Gollden Stejtit.
Do të vendoset gjithçka në natën mes së dielës dhe së hënës (me orën e Tiranës dhe në ekranin e Radio-Televizionit Shqiptar), në Oklend. Ndeshje vitrine për LëBron Xhejmsin, që ka shënuar 41 pikë në 42 minuta.
Çka përkthehet edhe në 8 rikuperime topi, 11 pasime, 3 zotërime në tabelë. E merituar përpjekja e tij për të ndalur Gollden Stejtin në tentativën për të mbyllur gjithçka pa shkuar në sfidën finale.
Këri e mbyll me 30 pikë duke thyer dhe rekordin e trepikëshave në një finale, 28 pikë të shënuar vetëm prej kësaj distance. “Tani dua titullin dhe do të jap gjithçka për ta fituar atë”, – premton LëBron Xhejms.