Volejboll – Meshkuj / S’na mbajnë “gjunjët”, Bullgaria na e ka marrë dorën!

Share Button

Volejboll-Meshkuj-Kombetarja-Maqedoni-Bullgari-Shqiperi-3-0-bllok-2016

Gjergj Vyshka 18.06.2016 11:15

Nuk na mbajnë gjunjët, ndërsa Bullgaria në volejboll për meshkuj duket se na e ka marrë dorën. Brenda një orë e dhjetë minuta, ashtu sikurse ka ndodhur dhe në ndeshjen e parë në Varna, Bullgaria na ka mundur me të njëjtin rezultat 3-0, madje duke i fituar të tre setet me të njëjtin rezultat 25-19.

Në setin e parë, edhe pse në pushimin e parë teknik kuqezinjtë janë në epërsi 8-7, Bullgaria gjen forcë për të kthyer dhe përmbys në 16-14, 21-17 dhe në fund 25-19. Seti i dytë ka përsëri një nisje të mirë për shqiptarët, që kryesojnë në 6-8, 13-16. Mirëpo këtu bllokohen dhe bullgarët, me një epërsi të pjesshme 8-1, kanë përmbysur në 21-17.

E më pas kanë shkuar në fitoren e setit 25-19. Përtej lëvizjeve të trajnerit Jani Melka, gjendja nuk ndryshon, ndërsa Bullgaria nuk përmbahet në setin e tretë që e kryeson vazhdimisht 8-4, 16-11, 21-15 dhe përfundimisht 25-19 dhe 3-0. Pikëshënuesi më i mirë Bajrev, me 17 pikë, i ndjekur nga Atanasov dhe Husaj me 11 pikë.

Në bllok ka dalë fitues Atanasov dhe Krasimir Georgiev me dy mure fituese, kurse në shërbim Atanasov me dy. Në total në tre sete Bullgaria ka realizuar 75 pikë prej të cilave 54 pikë vetë, kurse 21 pikë kanë ardhur nga gabimet kuqezinjve, që mesatarisht i bie shtatë pikë për set.

Në anën tjetër Shqipëria e meshkujve në total ka realizuar 57 pikë prej të cilave 29 pikë vetë, kurse 28 pikë kanë ardhur nga bullgarët, që duket se na kanë dhuruar gati nëntë pikë për set, por që s’kemi ditur të përfitojmë. Sot zhvillohet edhe ndeshja e fundit me Danimarkën.

 

Bullgari – Shqipëri    3-0

(25-19, 25-19, 25-19)

Bullgaria: Jordanov, Shalakov, Bajrev, Atanasov, Georgiev, Dimitrov, Karakashev (L) / J. Georgiev. Trajner: M. Zhivkov

Shqipëria: Lisha, Husaj, Kula, Xhelati, Shurdhi, Malaj, Gorenxa (L) / Kola (L), Troka, Kajtazi, Pepaj, Qafarena, Bardhi. Trajner: J. Melka

Gjyqtarë: B. Viliems (Belgjikë), A. Puesher (Itali)

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh