Gjergj Vyshka 17.06.2016 17:10
Sot në Durrës nis stacioni i dytë i Ligës së Evropës në volejboll për femra, ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, nuk ka pasur dëshirë të bëjë parashikime.
“Le t’ia lëmë fushës, – ka thënë kreu i organizmit që qeveris volejbollin shqiptar. – Megjithatë, u bëj ftesë të gjithë shqiptarëve dhe sportdashësve që të vijnë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”.”
“Sepse këto vajza kanë nevojë për mbështetje”, – ka përfunduar presidenti i FSHV-së, Pëllumbi. Sipas kalendarit, Shqipëria për femra sot në ora 18:00 do të jetë përballë Polonisë.