AlbanianSport.com 16.06.2016 21:25
ASNN – Burim Kukeli dhe Ledian Memushaj janë dy futbollistët e Kombëtares që kanë dalë në konferencën për shtyp të së enjtes. Të dy mesfushorët tanë kanë shpenzuar shumë energji në sfidën me Francën, por, edhe ndaj Rumanisë, premtojnë të japin maksimumin e tyre.
Një ditë pas ndeshjes me Francën, Kombëtarja shqiptare i është rikthyer stërvitjes në Përro Girrek. Sipas programit, në konferencën për shtyp pasditen e së enjtes kanë folur Burim Kukeli dhe Ledian Memushaj. Organizatori i kuqezinjve është shprehur se Rumania është një kundërshtar i vështirë.
Ndërsa Memushaj i pyetur për gjendjen e skuadrës, pas sfidës me Francës përgjigjet se skuadra duhet ta harrojë sa më shpejt atë humbje dhe të rikuperojë formën fizike pas një përballjeje të lodhshme. Pas konferencës për shtyp, futbollistët kanë zhvilluar një seancë stërvitore me ngarkesë të lehtë.