Çiklizmi shkodran në zi, ish-çiklisti Aleksandër Lazri shuhet në aksident

Share Button

Ciklizem-Aleksander-Lazri-shiriti

Gaspër Marku 16.06.2016 20:40

Kishte ardhur nga Italia, ku jeton prej vitesh me familjen e tij, posaçërisht për të ndjekur Rrethin e 73-të Çiklistik të Shqipërisë, por krejt papritmas, ish çiklisti i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare, Aleksandër Lazri, ndërroi jetë pasditen e mërkurës pas një aksidenti automobilistik. Pasi kishte qenë së bashku me të gjithë pjesëmarrësit e Rrethit në rolin e një shoqëruesi zyrtar të Vllaznisë, Aleksandër Lazri ndoqi prej së afërmi etapën e djeshme Tiranë-Shkodër.

Nga sa bëhet e ditur, gjatë udhëtimit me një motor sportiv drejt komunës Guri i Zi, në periferi të qytetit, humbja e ekuilibrit e ka rrëzuar për tokë duke marrë dëmtime të rënda, aq sa rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Me vdekjen e tij në një moshë kaq të re, 36-vjeçare, familja “Lazri” humbi djalin e tyre të dashur, bashkëshortja dhe fëmijët prindin shembullor, por në të njëjtën kohë edhe sporti shkodran humbi një nga emrat e spikatur të çiklizmit të qytetit verior dhe atij shqiptar.

Jo shumë larg në kohë ai ka pedaluar në një ekip me të madhin Agim Tafili, Leonard Kolën, Brahim Sykjen  duke qenë përfaqësuesi më i ri i atij brezi të rinj që nën drejtimin e trajnerit Ruzhdi Muriqi vijoi më pas të ishte pjesë e rëndësishme, jo vetëm e Vllaznisë por edhe e kombëtares shqiptare. Edhe pse i larguar gjatë periudhës së fundit në Itali, ku jetoi dhe punoi me familjen e tij në Firence, asnjëherë nuk u shkëput nga sporti i tij i preferuar.

Së bashku me mikun e tij të afërt, trajnerin e sotëm të Vllaznisë, Leonard Kola morën përsipër rindërtimin e ekipit kuqeblu ku falë dashamirësisë së tij, çiklistët shkodranë u pajisen me një bazë materiale shumë efikase. Pikërisht në kohën më të mirë vjen kjo goditje fatale duke e ndarë atë përfundimisht nga familja, shoqëria dhe sidomos mjedisi çiklistik që ai aq shumë e dashuronte. Redaksia e gazetës “Sport Ekspres” i përcjellë familjes së të ndjerit ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e djalit të tyre në një moshë të re.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

AlbanianSport.com 24/02/2024 22:35 ASNN – Federata Shqiptare e Mundjes, edhe duke shfrytëzuar

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh