Gjergj Vyshka 16.06.2016 17:40
Dje pasdite, në Nantë të Francë, Gentian Cici, ka gjykuar ndeshjen e tij të tretë në turin preolimpik për femra në basketboll.
Ai ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen Spanjë-Venezuelë, që mbyll me shifrat 83-55 (17-7, 24-15, 22-12, 20-21).
Gjyqtar i parë në këtë ndeshje ka qenë francezi Nikolas Maestre, kurse gjyqtari i tretë nga Namibia, Sarti Ngikzulifua.
Për Cicin, teksa më parë ka qenë gjyqtar tek Venezuelë-Kinë dhe Francë-Zelandë e re, kjo ishte hera e dytë brenda këtij turneu që gjykon skuadrën amerikanolatine.
E megjithatë i zgjedhur nga Federata Botërore e Basketbollit për të gjykuar në këtë turne, Cici vijon rrugëtimin e tij të gjykimeve ndërkombëtare.