AlbanianSport.com 16.06.2016 13:55
ASNN – Ukraina dhe Irlanda e Veriut do te luajnë ne orën 18:00 ndeshjen e dyte te grupit C e vlefshme për Kampionatin Evropian “Francë 2016”. Per te dy skuadrat objektivi vetëm është fitorja. Në fakt, kjo është thirrja e fundit për skuadrën e Ukrainës dhe Irlandës se Veriut qe do te përballen me njëra-tjetrën sot ne orën 18:00 ne ndeshjen e dyte te vlefshme për grupin C.
Në “Stadë dë Lion”, të dy skuadrat vijnë nga dy humbje ne takimet e para. Ukraina u mund me rezultatin 0-2 nga Gjermania, ndërsa irlandezo-verioret 0-1 nga Polonia. Irlanda e Veriut tregoi shume pak nga loja e saj kundër Polonisë, duke menduar më shumë për fazën mbrojtëse. Nga ana tjetër, edhe pse u mundën, ukrainasit treguan një loje mjaft te bukur ndaj gjermanëve.
Trajneri i Ukrainës, Fomenko, këmbëngul tek loja e zhvilluar ndaj Gjermanisë. “Duhet të krijojmë të njëjtat raste si ndaj Gjermanisë, por këtë here duhet t’i konkretizojmë ato, – thotë ai. – E rëndësishme është të jemi mire psikologjikisht, kemi në grup lojtarë te mire dhe mendoj se ne fund do te marrim fitoren.” Nga ana tjeter, Majkëll O’Nill shprehet i bindur në një rezultat pozitiv.
“E dimë qe duhet te luajmë nje futboll te bukur për te fituar, – ka thënë trajneri i përfaqësueses së Irlandës së Veriut, duke folur para ndeshjes me Ukrainën. – Duam qe te shkojmë ne ndeshjen e trete te grupit duke pasur mundësinë e kualifikimit për ne fazën tjetër.” Sfida e sotme do te luhet në “Stadë dë Lion”, duke nisur nga ora 18:00 dhe do te gjykohet nga çeku Pavel Kralovec.