AlbanianSport.com 16.06.2016 12:25
ASNN – Dita e 7-të të Kampionatit të 15-të Evropian të Futbollit “Francë 2016” luan sot 3 takime të vlefshme për raundin e dytë të ndeshjeve në grupe dhe, pasi Sllovakia ka shtangur dje Rusinë, sot zbresin në fushën Anglia dhe Uellsi, në atë që është padyshim një derbi britanik të grupit B.
Fitorja e sllovakëve ndaj rusëve e ka hapur krejtësisht betejën në këtë grup, ku Uellsi dhe Sllovakia kryesojnë me nga 3 pikë, të ndjekur nga Anglia me 1 dhe Rusia me 0 pikë. Ndërkaq, duke nisur nga ora 18:00, luhet takimi i vlefshëm për grupin C, midis Ukrainës dhe Irlandës së Veriut.
Të dyja skuadrat i kanë humbur 2 ndeshjet e para dhe vijnë në këtë sfidë duke luajtur shansin e fundit për kualifikim. Po në kuadër të grupit C, luhet në mbrëmje dueli më i rëndësishëm i këtij grupi, ai midis Gjermanisë dhe Polonisë. Dy fqinjet kanë nga 3 pikë, pasi i kanë fituar ndeshjet e para dhe vijnë në sfidën e sotme duke synuar të vulosin kualifikimin për në turin e 16-shes.