Çiklizëm / Etapa e dytë e Rrethit të 73-të Çiklistik, Sefa bën “bis”, mban të verdhën

Share Button

Ciklizem-Rrethi-73-etapa-2-podiumi-Sefa-Sota

Gaspër Marku 16.06.2016 11:40

Ylber Sefa nuk ndahet nga podiumi, bën të veten dhe etapën e parë Tiranë-Shkodër. Një ritëm i lartë gare, ndërsa grupi i parë, atje ku kanë qenë edhe fituesit në këtë Rreth të 73-të Çiklistik të Shqipërisë, ka mbërritur në kryeqendrën e Veriut për dy orë e 7 minuta. I nisur të martën me prologun prej 12.2 kilometra nga TEG-Kristal Center e kthim, Rrethi i 73-të Çiklistik i Shqipërisë zyrtarisht e ka ngritur dje siparin me etapën e dytë, Tiranë-Shkodër 94.3 kilometra.

Nisja e garës është dhënë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, atje ku 60 çiklistët kanë ecur në grup në mënyrë demonstrative deri tek kthesa e Kamzës, ku edhe është dhënë starti i nisjes. Të gjithë kanë pedaluar me një ritëm të lartë. Nga verifikimet e gjyqtarisë së veprimtarisë, shpejtësia mesatare e pedalimit ka arritur deri në 45 kilometra në orë, ndërsa ka qenë ndër më të mirat e viteve të fundit. Koha e regjistruar në mbërritje, pranë finishit të lagjes Parrucë të qytetit verior, nga grupi i parë, që kryesohej nga çiklisti i Tiranës, Ylber Sefa është 2 orë, 7 minuta dhe 3 sekonda.

Menjëherë pas tij, me 1 dhe 2 sekonda më shumë, kanë mbërritur çiklisti i Apolonisë, Kristel Sota, dhe përfaqësuesi i “Team Group” të Bosnje-Hercegovinës, Jusif Çerkezi. Përsa i përket çiklistëve shkodrane, të cilët tifozeria vendase i priti me interes në finish, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Çiklizmit bënë të ditur se kanë paraqitur një formë të mirë sportive dhe se gjatë të gjithë etapës kanë qenë shumë aktiv duke mbërritur në finish me grupin e dytë.

Menjëherë pas përfundimit të kësaj etape organizatorja e veprimtarisë, Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Klubin shumësportesh “Vllaznia”, ka organizuar ceremoninë e shpalljes së fituesve duke ngjitur me radhë në podiumin e nderit tre fituesit e etapës së dytë, Tiranë-Shkodër. Fillimisht, siç është bërë traditë, i treti ka zënë vend në podium malazezi Çerkezi, fieraku Sota i dyti dhe më pas tiranasi Sefa. Këtij të fundit, që ishte edhe fituesi i etapës, trofeun e etapës së dytë ia ka dorëzuar drejtori i Sport Klub “Vllaznia”, Mark Krroqi.

 

Rrethi i 73-të Çiklistik i Shqipërisë

 

Rezultatet e etapës së dytë

(Tiranë-Shkodër, 94.3 kilometra)

 

Nr.       Çiklisti (Ekipi)                                    Koha

  1. Ylber Sefa (Tirana)                          2h07’03”
  2. Krisel Sota (Apolonia)                            + 1”
  3. Jusif Çerkezi (Team Group)                  + 2”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh