AlbanianSport.com 15.06.2016 22:55
ASNN – Shqipëria e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të grupit A të Evropianit “Francë 2016”, pasi është dorëzuar në minutat e fundit dhe ato shtesë përballë Francës, duke i minimizuar mjaft shanset për ta kaluar fazën e grupeve. Një gol i Antuan Grizmanit në minutën e parafundit dhe një tjetër në minutën e 5-të e të fundit shtesë i kanë dhënë fitoren vendasve, që bëhet kështu skuadra e parë që kualifikohet për në turin e 16-shes.
Nëse në ndeshjen e parë është ndëshkuar në minutat e para, në ndeshjen e dytë kanë qenë minutat e fundit që kanë qenë fatale për Kombëtaren kuqezi, e cila është mundur të mërkurën 0-2 përballë Francës, në takimin e vlefshëm për grupin A të Evropianit 2016-ës. Kështu, Shqipëria e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të grupit A të “Francë 2016”, pasi është dorëzuar në minutat e fundit dhe ato shtesë përballë Francës, duke i minimizuar mjaft shanset për ta kaluar fazën e grupeve.
Një gol i Grizmanit në minutën e parafundit dhe një tjetër në minutën e 5-të e të fundit shtesë i kanë dhënë fitoren vendasve, që bëhet kështu skuadra e parë që kualifikohet për në turin e 16-shes. Në fakt, pjesa e parë ka qenë më e mirë për vendasit, por Shqipëria është mbrojtur më mirë, ndërsa në pjesën e dytë kuqezinjtë kanë guxuar më tepër, duke goditur madje edhe shtyllën e portës së francezëve. Loja ka qenë më e hapur në 45 minutat e dytë.
Por lodhja duket se ka bërë të vetën dhe francezët kanë arritur ta thyejnë qëndresën shqiptare në 90-sekondëshin e fundit të kohës së rregullt, kur Grizman ka gjetur hapësirë në zonën shqiptare, duke goditur saktësisht me kokë dhe duke përshëndetur rrjetën. Ndërkaq, në minutën e 5-të shtesë, Pajet shfrytëzoi një kundërsulm të francezëve dhe gjen golin e dytë. Përfundimisht, Shqipëria mundur 0-2, duke mbetur e fundit në renditjen e grupit.