Gjergj Vyshka 15.06.2016 14:40
Gentian Cici, gjyqtari ndërkombëtar i basketbollit shqiptar, ka gjykuar në mbrëmje në Nantë të Francës ndeshjen e dytë në turneun preolimpik për femra.
Ai ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen Francë-Zelandë e Re, që u mbyll me shifrat 70-52 (16-17, 11-12, 25-17, 18-6).
Në këtë takim gjyqtar i parë ka qenë kanadezi Maripier Malo, kurse i tretë, gjyqtari nga Zimbabve, Xhoisi Mushenu. Deri në përfundim të këtij turneu kanë mbetur pesë ditë.