Gjergj Vyshka 14.06.2016 14:05
Presidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit, Aleksandar Boroçiç, që ka qenë për një vizitë dyditore në Tiranë dje është pritur në Bashkinë e Tiranës nga kryetari Erjon Veliaj, si dhe në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.
Tema e diskutimit në këto takime kanë qenë fëmijët dhe masivizimi, ndërsa Boroçiç i shoqëruar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, ka premtuar ndihmë për rritjen cilësore të rrjetës shqiptare.